Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.
Një nënë dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj vetëm një ditë pasi e solli në jetë, shkruan Gazeta Shneta.
Policia ka njoftuar se foshnja është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.
Nuk dihet për motivin që ka çuar nënën drejt këtij veprimi, por Policia ka bërë të ditur se ajo është arrestuar.
Njoftimi i Policisë nga raporti 24-orësh:
“VRASJE – Rr. Dëshmorët e Morinës, Gjakovë 22.03.2018 -15:40 Është gjetur pa shenja jete një foshnje njëditësh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara K-Rome e ëma e viktimës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.