Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngricat në trotuare dërgojnë 170 persona në spital në Maqedoni të Veriut

Lajme 12/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Maqedonisë e Veriut, kanë krijuar kushte të vështira në shumë rrugë dhe trotuare, ku akulli dhe ngricat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve.

Vetëm gjatë fundjavës 170 pacientë me fraktura dhe lëndime të ngjashme janë pranuar në spitalin e qytetit.

“Gjithsej u regjistruan 170 pacientë me lëndime nga karaktere të ndryshme. Te 40 pacientë janë diagnostikuar fraktura, tek 5 pacientë prej tyre nevojitej trajtim operativ, të tjerët më thyerje dhe lëndime të tjera, u trajtuan në mënyrë konservative…”, tha Risto Pejkov, zëdhënës i spitalit 8 shtatori.

Në shumë rrugë të kryeqytetit hasen vende me akull ndërsa ngjashëm është edhe përpara një çerdhe.

Qytetarët shprehin shqetësim për mungesën e masave për pastrimin e rrugëve.

“Kishte qenë akull, më herët ishte akull mezi kalova, nuk ka shtet badihava, as kripë nuk hidhet as asgjë, vetëm se me vjedh asgjë tjetër”, tha një qytetar.

“T’ju them të drejtën unë nuk lëvizë shumë nëpër këto rrugë, por nuk ndjehem i sigurt, shoh më të moshuarit kanë rrëshqitur, si të ju them.. Nuk kam parë deri tani të kalojnë të hedhin kripë që akulli të shkrihet”, u shpreh një qytetar.

“Me marr masa më mirë është.Ka diku ka edhe problem, por unë për vete nuk kam problem asgjë, se i kam brenda të gjitha..

-Nuk del domethënë

-jo.”, theksoi një qytetar.

Nga ndërmarrja “Rrugë dhe Rrugica” thonë se po ndërmerren masat e nevojshme, por korsitë e qarkullimit, pastrohen sipas prioriteteve, duke përfshirë pikat kritike, shkruan Alsat.mk.

“Pikat kritike të zeza (mbikalime, nënkalime, ura, ngjitje, zbritje, nyje, kthesa të mprehta dhe rreth rrotullime), ku ekziston rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion gjatë temperaturave të ulëta, akullit ose reshjeve minimale të borës, trajtohen me prioritet”, thonë nga N.P “Rrugë dhe Rrugica”.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të daljeve pa nevojë.

Artikulli paraprakPrekëse, infermieret nxjerrin pacienten jashtë spitalit, donte të shijonte borën
Artikulli i rradhës Moti sot i vranët, temperaturat zbresin deri në -12°C

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.