Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, është ngritur numri i lindjeve për dallim prej ditëve të kaluara.
Në raportin e 24-orëve të fundit, në klinikë janë regjistruar gjithsej 36 lindje, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë ditës së djeshme një nënë ka lindur binjakë, dhe numri i foshnjeve në raport është 37.
Sipas gjinisë janë 15 djem dhe 22 vajza.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 12 nëna dhe po aq kanë lindur për herë të parë. /Gazeta Shneta/