Për vdekjen e profesorit të mjekësisë, gjinekologut Binak Kastrati, kanë shprehur ngushëllime kolegët e të ndjerit.
Drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike Dr. Jakup Ismaili, e ka kujtuar të ndjerin si profesor të shkëlqyeshëm dhe atdhetar të devotshëm, shkruan Gazeta Shneta.
“Nga sot mjekësisë kosovare do t’i mungojë Prof. Dr. Binak Kastrati. Prof. Binaku ka qenë ekspert i mirënjohur, profesor i shkëlqyeshëm atdhetar i devotshëm. Ne emër timin dhe klinikes së Obstetrikes dhe Gjinekologjisë i shprehi ngushëllime familjarëve miqve kolegëve shokëve. Pusho i qete prof Binak. Të qoftë i lehte dheu i Kosovës që aq shumë e deshte dhe ke bërë për të deri ne shkuarjen tënde në amshim”, ka shkruar Ismaili në ngushëllimin e tij.
Prof. Dr. Avdyl Krasniqi e ka quajtur Kastratin udhërrëfyes për kolegët. “Sot u nda nga jeta daja im i dashur Dr. Binak Kastrati, profesori i njohur i gjinekologjise dhe obstetrikes. Pusho ne paqe daja im i shtrenjt! Ishe mbeshtetje dhe udherrefyes per ne”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Shneta/