Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis seanca konstituive

Lajme 11/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj të institucionit ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Sipas rregullores së Kuvendit, rendi i ditës përmban katër pika kryesore dhe Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Seanca do të zhvillohet sipas këtij rendi:

– Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;

– Betimi i deputetëve;

– Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;

– Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Sa i përket nënkryetarëve, tre prej tyre propozohen nga grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerë nga komunitetet joshumicë – një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera.

Gjykata Kushtetuese, ditë më parë, i ka dhënë të drejtë të pakufizuar Listës Serbe, si shumicë brenda komunitetit serb, që të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit edhe pas shterimit të të gjithë emrave të deputetëve të saj.

Sipas kryetarit të deritashëm të Kuvendit, Dimal Basha, këtë herë ekziston dakordim mes partive që votimi për nënkryetarët të bëhet në pako.

Seanca konstituive do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri. Në këtë seancë nuk parashihet debat parlamentar.

Artikulli paraprakKurti flet shkurt teksa futet në Kuvend: Do të synojmë të kemi sukses për konstituim e më pas edhe për Qeveri
Artikulli i rradhës Ushqyerja e foshnjës me shishe: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.