Një gjinekolog i Institutit të Mjekësisë së Punës në komunën e Gjakovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19.
Lajmin për gjinekologun e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Punës Dr. Luan Nagavci, shkruan Gazeta Shneta.
“Po, është një gjinekolog i Institutit të Mjekësisë së Punës i cili ka qenë duke kujdestaruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës në ditën kur është paraqitur një grua shtatzënë e cila më pas ka rezultuar pozitive. Fatmirësisht gjinekologu ditën e nesërme ka qenë pushim, ndërsa një ditë më pas është izoluar dhe për këtë arsye nuk kemi pas nevojë të izolojmë stafin tjetër”, ka deklaruar Nagavci.
Kujtojmë se në Kosovë deri më sot janë të prekur 510 persona nga Covid-19, 93 të shëruar ndërsa me 12 viktima të regjistruara. /Gazeta Shneta/