Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armando Pali dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.
Sipas dëshmitarëve, katër persona po qëndronin në një lokal në qytet kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.
Autori ka qenë me maskë në kokë dhe me veshje ngjyrë blu, derisa ka lëvizur në këmbë dhe pas atentatit është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Një prej të plagosurve është identifikuar si Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit.




