Një lajm i jashtëzakonshëm ka ardhur sot nga klinika e Gjinekologjisë në QKUK.
Një nënë ka lindur fëmijë trenjakë, raporton Gazeta Shneta.
Gjendja e bebeve sipas raportit është e mirë. Bebja me peshën më të vogël është 1600 gramë.
Vitin e kaluar në Kosovë ka pasur 30 raste të lindjeve me trenjakë.
Në raportin e Gjinekologjisë për ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 40 lindje.
10 gra kanë lindur me prerje cezariane. /Gazeta Shneta/