Në shembullin më të fundit tragjik të barrës së tmerrshme që pandemia koronavirus ka mbi punonjësit e mjekësisë, një mjeke e emergjencës në New York bëri vetëvrasje.
Dr. Lorna M. Breen ishte drejtoreshë dhe mjeke në spitalin Ally të New Yorkut. Të dielën ajo bëri vetëvrasje ndërsa qëndronte me familjen e saj në Virginia, i tha babai i saj New York Times, transmeton Gazeta Shneta.
Babai i saj, Dr. Philip C. Breen, ka disa ide se pse ajo mund të ketë kryer vetëvrasjen dhe skenat shkatërruese të vdekjes dhe vuajtjet në mesin e pacientëve Covid-19 të cilat ajo i kishte përshkruar javët e fundit ishin një faktor i mundshëm kontribues.
Ndërsa ajo vetë ishte kontraktuar me SARS-CoV-2, ajo u përpoq të kthehej në punë pasi të kalonte sëmundjen.
Lorna Breen me sa duket nuk kishte histori të sëmundjes mendore, tha babai i saj. Sidoqoftë, në një bisedë të kohëve të fundit mes të dyve ajo dukej e lodhur, duke ngritur shqetësimet e babait të saj.
Ajo gjithashtu rrëfente skenat e natës të “një sulmi” të pacientëve që vdisnin sapo të mbërrinin në ambulancat e tyre.
“Sigurohuni që ajo është vlerësuar si një hero, sepse ajo ishte. Ajo është një viktimë po aq sa kushto tjetër që ka vdekur”, tha babai i saj.
Përhapja e pandemisë së koronavirusit ka marrë një numër të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe infermierëve në të gjithë botën në muajt që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë. /GazetaShneta/