Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj për nënën, vajza e së cilës vdiq nga zjarri në banesën e saj në Ulpianë në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
“E.A. shtetase e Shqipërisë, nëna e vajzës 4-vjeçare që vdiq nga zjarri në mëngjesin e së shtunës, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj”, ka deklaruar Beka për indeksonline.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të caktohet kjo masë nën dyshimin se nëna ka kryer veprën penale Shkelje e detyrimeve familjare.
Vogëlushja ndërroi jetë pas plagëve të marra nga zjarri që ndodhi mëngjesin e së shtunës në banesën e saj në Ulpianë.
Sipas fqinjëve, nëna vazhdimisht e linte vajzën vet gjatë natës dhe punonte si këngëtare. /Gazeta Shneta/