Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kryer lindjen 24 nëna, raporton Gazeta Shneta.
Në raport janë regjistruar 25 foshnje, pasi një nga nënat ka sjellë në jetë vajza binjake.
Sipas gjinisë, dje kanë lindur 13 djem dhe 12 vajza.
Katër nëna kanë kryer lindjen me operacion cezarian. /Gazeta Shneta/




