Një infermier nga Enti Special në Shtime ka raportuar në polici se një pacient është larguar nga institucioni.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 17:15 minuta.
“Rr. Tahir Sinani, Shtime 14.11.2025 – 17:15. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special në Shtime ka njoftuar policinë se pacienti i cili ka qenë në ent, është larguar nga enti i cekur dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Nacionale/



