Në Klinikën Infektive gjenden 48 pacientë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerë do të lirohen të shëruar.
Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 23/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.
Në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 raste.
Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19:
– 35 pacientë janë në gjendje stabile
– 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
– Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
(Burimi: Klinika Infektive, Dr. Sadije Namani)