Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekje të dyshimtë në rajonin e Gjilanit.
Sipas raporti, viktima kishte vdekur në Qendrën e Shëndetit Mendor.
Policia ka thënë se të njëjtit i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Paparaci/



