Një (1) qytetarë ka rezultuar i infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 34 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se njëmbëdhjetë (11) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualisht në nivel vendi janë 6 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/