Të tjera raste të rënda po rrëfehen nga personazhe publikë e qytetarë të thjeshtë për redaksinë e JOQ Albania pas bërjes publike të vdekjes së Brianit 3-vjeçar.
Një zonjë ka rrëfyer për JOQ eksperiencën në klinikën e Roland Xhaxhos dhe të bijës, me të motrën me aftësi të kufizuara dhe vjehrrën e saj, e cila është paciente dialize.
Qytetarja rrëfen se dentistja Ina Xhaxho i kishte komunikuar familjarëve të merrnin një vendim për të motrën me aftësi të kufizuara pasi kësaj të fundit do i binin të gjithë dhëmbët për 6 muaj sepse i kishte të levizsshëm. Ata nuk kishin pranuar t’ia hiqnin dhe sot pas 3 vitesh ajo gëzon dhëmbë të shëndetshëm.
Ajo shton se po ashtu të vjehrrën e saj e cila është paciente dialize e mbajtën me orë të tëra në klinikë në gjendje narkoze duke ditur që rrezikon jetën.
Ndërkohë ironik është fakti që ata me krenari në marketingun që i bëjnë biznesit të tyre shfaqin me krenari që janë të vetmit të Shqipëri për kujdesin e pacientëve me aftësi ndryshe.
“Pershendetje!Jam e tmerruar nga ky lajm qe po lexoj per vogelushin,dhe fillimisht i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes!
Me ate palo-klinike kam 2 eksperienca te keqija me familjaret e mi. Para 3 vitesh derguam motren aty,(e cila eshte me aftesi te kufizuara)per pastrim gurezash. Palo-dentistja ne fjale na komunikoi qe duhet ta vendosim ne anestezi totale motren(sepse ka levizje te pakontrolluara dhe duhej te ishte gjendje qetesie ) per 2 ore.
Gje qe nuk ndodhi per 2 ore por per 4 ore ose me shume!Dhe pasi mbaroi proçedura, zonja ne fjale na terrorizoi duke na thene qe motra i ka te gjithe dhembet ne goje te levizshem edhe per 6 muaj do i rrezohen te gjithe. Ndaj vendosni qe tani qe te fillojme punen.Sigurisht qe ne nuk pranuam edhe motra sot pas 3 vitesh, gezon dhembe shume te shendetshem!
Rasti i dyte ka te beje me vjehrren time te cilen e mbajten per ore te tera nen narkoze duke ditur gjendjen e saj qe eshte paciente dialize, dhe sa shume rrezikonte jeten ne aq ore anestezi!/JOQ/




