Remdesivir, bari i grupit antiviral thuhet se ka “pak ose aspak efekt në uljen e vdekshmërisë” për pacientët e shtruar me Covid dhe as nuk i ndihmon pacientët të shërohen më shpejt.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, zbuloi në një studim që pritet të dal në ditët në vijim në revista prestigjoze shkencore, duke i përshkruar rezultatet përfundimtare si zhgënjyese shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Deri më tani, remdesivir ka qenë bari i vetëm që duket se ka pasur efekte pozitive specifike në koronavirusin.
Poashtu, ishte bari i vetëm me ‘Autorizim të Përdorimit Emergjent për Covid-19’ nga FDA.
Studimi i OBSH-së rishikoi remdesivirin dhe tre barna të tjera të ripërdorur – hidroksiklorokina, kombinimi i HIV i lopinavir dhe ritonavir dhe interferonit, në 11,000 pacientë me Covid-19 në 30 vende.
Askush prej këtij grupi barnash, nuk i ndihmoi pacientët të jetonin më gjatë ose të dilnin nga spitali më shpejt, tha OBSH-ja. /Gazeta Shneta/