Zyrtarët shëndetësorë të regjionit Riverside (Kalifornia) raportuan vdekjen e një teknike 25-vjeçare të farmacisë nga Covid-19 të premten dhe paralajmëruan komunitetin se sëmundja nuk është e rrezikshme vetëm për personat e moshuar.
Trupi i teknikes së farmacisë u gjet me 25 mars në një vendbanim në La Quinta, sipas oficerit të shëndetit publik të Riverside Dr. Cameron Kaiser shkruan LosAngeles.cbslocal.
Thuhet se 25 vjeçarja e ndjerë nuk kishte çështje themelore të shëndetit përcjell Gazeta Shneta.
“Një ngushëllim i thellë e trishtë shkon për familjen e vajzës së ndjerë që humbi jetën nga Covid-19” tha Dr. Cameron.
Poashtu, vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe vëzhgoni distancën sociale pa marrë parasysh sa jeni të ri në moshë apo jeni mirë me shëndet.
Ngushëllimet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo pandemi përfundoi Dr. Cameron. /Gazeta Shneta/