Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj gjatë ditës së enjte
Sipas njoftimit të policisë trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar për një viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.



