Një viktimë dhe shtatë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
MSH ka njoftuar se nëntë qytetarë janë shëruar, derisa 328 është numri i rasteve aktive të sëmurë me Covid-19.
Në anën tjetër në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/




