Është shënuar një viktimë dhe tetë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë nga të dhënat e IKSHPK-së ka njoftuar se nga 1098 testime, tetë persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe një qytetar nga sëmundja Covid.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 607 doza të vaksinave. Deri më tani 761,595 qytetarë janë imunizuar me dy doza të vaksinës në vendin tonë. /Gazeta Shneta/