Është bërë një vit nga vdekja e dyshimtë e pacientit 19-vjeçar Drin Lekut në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Familja e të ndjerit ka ngritur padi ndaj kësaj klinike, si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet e hetuesisë, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat
Dhimbja e ka kapluar, zërin me vështersi e nxjerr jashtë, ofshan nga malli që e ka për djalin, shikon rreth e rrotull oborrit ku ishte para një viti shëndosh e mirë, e kërkon në garazhdën afër shtëpisë aty ku punoi bashkë, por nuk po mund ta gjen, sytë plotë lotë e mall, i shtrengon duart fort por si duket nuk ka as forcë, forca e vetme që i ka mbetur është vetëm ta kuptojë se si ka mundësi ta varros djalin e tij me duart e veta dhe të mos e di arsyjen se si e humbi jetën për derisa ishte në QKUK në Prishtinë, aty ku dhe është vendi për të shpetuar jetë, por me Drin Lekun ndodhi e kundërta aty për shkak të neglizhencës mjekësore Drini ndërroi jetë, shkruan Botapress.info
Tmerri dhe historia tragjike e familjes Leku me djalin e tyre nisi që nga mesnata e 4 gushtit të vitit të kaluar. Djali i Rrustemit, Drini 19-vjeçar, kishte vazhdimisht të vjella dhe dhembje barku. Me këto simptoma ai kërkoi ndihmë në QKMF në Drenas ku edhe ju dha udhëzimi të nisej direkt për në Prishtinë në Emergjencën e QKUK-së. Aty ku trajtim, familja e të ndjerit kishte kërkuar për disa ditë rresht, familja thonë se mjekët nuk ia ndalën djalin për trajtim më afatgjatë. I kishin thënë se nuk ka asgjë serioze dhe se djalin duhet kthyer për në shtëpi.
Në mesnatën e 6 dhe 7 gushtit, familja Leka e kishte dërguar sërish djalin e tyre në QKUK, por nga aty, më 8 gusht, Drini u kthye në arkivol për në shtëpinë e tij. Familja e të ndjerit thonë se as sot nuk i dinë shkaqet që çuan në vdekjen e djalit të tyre.
Babai i 19-vjeçarit të ndjerë ka treguar për 4 ditët e tmerrit që ai dhe familja e tij i kanë përjetuar në spitalet e Kosovës duke tentuar që t’ia gjejnë ilaçin djalit të tyre. Por edhe pas vdekjes së Drinit, familja nuk po e di se çka e çoi drejt vdekjes djalin e tyre, i cili në këmbët të veta kishte arritur të shkojë për kurim në QKUK.
“Ka qenë e shtunë, data 4, muaji i 8, djali ka pasë dhimbje. E kam marrë e kam derguar në Drenas. Aty më thanë duhet me e dërgu në Prishtinë. Kur e dergova në emergjencë aty kishte qenë tollovi në Emergjencë pasi që ishin duke e renovu. E çova djalin në një klinikë tjetër. Aty tepër ngarkesë si pazar. E ndiva veten shumë keq. Trajtimet kanë qenë jo të mira. Ka pasë mangësi të mëdha të kontrollave për djalin tim. Kur e çova djalin aty më thanë me ia ba disa analiza dhe ultrazërin. Ia kryva djalit të dyja. E panë fotografimin edhe më thanë s’ka kurgjo djali. Tha mundesh me marrë një infuzion ndoshta me ia dhanë, ky s’ka nevojë për tjetër”, rrëfen për përvojën e parë me mjekët e QKUK-së, babai i Drinit tashmë të ndjerë,Rrustem Leku.
Pas asaj, Drinin, familja e kishte kthyer në shtëpi, për t’u rikthyer sërish në spital më datën 6 gusht. Por, në Emergjencën e QKUK-së, kujdesi i mjekëve ndaj Drinit, sipas familjarëve sërish ishte i mangët.
Rrustemi ka shpjeguar për Botapress, se si i vetëm ishte detyruar që djalin në gjendje të keqe shëndetësore me shtratin e spitalit ta merrte e ta dërgonte në katin e dytë të emergjencës për t’ia kryer fotografimin. Pavarësisht se Drini në ato momente kishte të vjella dhe marramendje.
E pas përkeqësimit të gjendjes së pacientit 19 vjeç, mjekët e QKUK-së urgjentisht ishin mbledhur për ta dërguar në sallën operative. Por për të shkuar deri atje, familja bashkë me stafin mjekësor kishin bërë më shumë se gjysmë ore. Kështu po deklaron prindi i të ndjerit.
“Djalin e kanë operuar në bodrum. Rruga e gjatë, krevati kërciste në ato vijat e spitalit. Në gjysmën e korridorit mjekët kanë filluar të vrapojn. Kur arritëm të lifti, ai ishte i mbyllur. Vrapo me i thirrë në telefon për me i lëshu liftat. Për disa minuta jemi endë për me e gjetë mënyrën me dërgu djalin në sallë”, tregon tutje prindi i 19-vjeçarit.
Ai pas operacionit kishte qëndruar në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së, duke ndërruar jetë më 08.08.2018 në orën 00:06.
“Vonesat kanë qenë shumë të mëdha. Kur e kanë pa djalin që ka vjellë është dasht me intervenu. Unë sot nuk e di arsyen përse më ka vdekur djali”, rrëfen Rrustemi.
Familja e Drin Lekut, po e akuzon stafin mjekësor të QKUK-së për trajtim jo të duhur mjekësor dhe neglizhencë. Për këtë punë, i ati Rrustemi po kërkon hetim nga organet e hetuesisë kosovare.
Drini ka ndërruar jetë në mesnatën e 8 gushtit. Kufoma e të ndjerit sipas familjes, kishte qëndruar në korridorin e QKUK-së deri në orën 8:30 të mëngjesit. Ata kanë dyshime se qëndrimi në temperaturen e lartë të kufomës ka humbur gjurmët e sëmundjes dhe operimit.
E për të hedhur dritë në gjithë këtë punë, hetimet po i vazhdon edhe Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje kanë deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të provave.
“Inspektimi për rastin në fjalë ka filluar, por ende jemi duke grumbulluar prova (deklarata të mjekëve të cilat vonohen për shkak të pushimeve dhe të dhënave të tjera relevante). Pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, do të lëshohet raport inspektimi në të cilin do të rekomandohen masat përkatëse”, ka deklaruar nga Inspektorati Shëndetësor i Kosovës.
Ndërkohë, në Mjekësinë Ligjore janë bërë vlerësimet për këtë rast. Botapress ka siguruar informacione lidhur me raportin nga Mjekësia Ligjore se nga i erdhi vdekja Drinit raporti nga Mjekësia Ligjore bie në kundërshtim me vetëvetën duke cekur se pasojat kanë ardhur nga heqja e zorrës qorre dhe pastaj duke e konstatuar si vdekje e natyrshme dhe duke treguar se nga QKMF në Drenas është udhëzuar direkt për në QKUK në Prishtinë, ndërkaq këta të fundit e kanë konstatuar si normale dhe pa ndonjë sëmundje.
Raporti nga Mjekësia Ligjore: “ Në vitin 2015 është trajtuar kirurgjikisht ( është berë heqja kirurgjike e zorrës qorre për shkak të gjendjës akute abdominale nga performimi i zorrës qorre, për shkak të ankesave si dhimbje barku, lodhje dhe mundim me datën 04.08.2018, pasi që kërkon ndihmë në QKMF në Drenas prej ku është udhëzuar për QKUK në Prishtinë në të njejtën ditë në Emergjencë dhe pa shenja për ndonjë sëmundje akute kirurgjike abdominale.Vdekja e Drin Lekut ka ardhur si pasojë e ARDS.Strangulimi i zorrëve ka qenë pasoja e brides apo unazës strangulative e formuar nga ngjitjet ardhezionet pas heqjes kirurgjike të zorrës qorre në vitin 2015, konstatohet vdekje e natyrëshme” thuhet në raportin e Mjekësisë Ligjore të siguruar nga gazeta Botapress.
Familjarët e të ndjerit kanë angazhuar edhe një avokat me anë të të cilit kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Klinikës së Kirurgjisë Abdominale ku i ndjeri pas operacionit ndërroi jetë më 8 gusht të vitit të kaluar . Avokati Armend Deskaj thotë se rastit do t’i shkoj deri në fund dhe drejtësia do duhet të dal në dritë.
Për vdekjen e 19-vjeçarit kanë kryer hetime Inspektorati Shëndetësor, Prokuroria e Kosovës si dhe i është bërë obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Por vetëm nga Mjeksia Ligjore është dhënë raporti , asnjë nga këto institucione tjera nuk kanë dal me ndonjë rezultat.
“Ankesa në Inspektoriatin Shëndetësor është bërë me datën 2.09.2018, dhe nuk është dhënë asnjë përgjigjje nga ana e Inspektoriatit, gjithashtu edhe Qendra Klinike Universitare e njejta nuk është përgjigjur në ankesën që kemi drejtuar me datë: 18.09.2018 kundër stafit mjekësor dhe personelit të QKUK-së, lidhur me trajtimin e pandergjegjshëm të ndjerit Drin Lekut i njejti organ nuk ka dhënë asnjë përgjigjje”, u tha nga pala mbrojtëse e familjes Leku.
Avokati i familjes Leku Armend Deskaj tha për gazeten Botapress se sjellja e stafit mjekësor paraqet vepër (Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor konform nenit 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ). “ Kodi i vjetër ka qenë në fuqi kur ka ndodhur rasti i Drin Leku”, ndërsa e njejta vepër penale është edhe në Kodin e ri Penal të Republikës së Kosovës konform nenit 254 (Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor), tha Avokati Deskaj.
Ankesën për Inspektoriar dhe Qender Klinike Universitare janë paraqitur, por asnjëra nuk kanë kthyer përgjigjje deri me tani.
“Nga data 13.03.2019 me kërkesë të avokatit dhe familjës Prokuroria ka urdhëruar që të dërgoi lëndën në Oden e Mjekëve të QKUK-së, deri me tani nuk kanë dhënë përgjigjje për rastin në fjalë, dhe jemi të shqetësuar e kemi frikë në mos zbulimin e të vërtetës e manipulimin dhe fshehjen e të vërtetës”, u tha nga pala mbrojtëse e familjës Leku për gazeten Botapress.
Familja Leku thonë se emrat e të gjithë mjekëve që ia kontrolluan djalin tashmë janë në duar të organeve të hetuesisë dhe Inspektoratin Shëndetësor.
Botapress ka kontaktuar me emrat e stafit konkret me Turkan Karabegleri- Shehu e cila është anasteziologe, ku i tha Gazetes Botapress se nuk ka asnjë informacion që nga dita kur edhe ka vdekur Drin Leku.
Besim Sermaxhaj i cili është (Mjek specialist Kirurg), nuk ka folur lidhur me këtë çështje, duke i ikur përgjegjësisë nuk janë prononcuar as: Preveza Abrashi ( Specialiste e Kirurgjisë), Lulzim Emini (Anasteziolog), Bukurie Gjeli (Intermiere), Halit Bujupi ( Mjek i përgjithshëm), këta janë emrat e stafit ku familja kërkon shpjegim për neglizhencën mjekësore nga ana e tyre në ditën kritike kur Drin Leku kërkonte ndihmë mjekësore dhe po aty ndërroi jetë në QKUK, shkruan Botapress.info
Gazeta Botapress ka siguruar ankesën kunder personelit mjekësor dhe stafin mbështetës QKUK-së, për shkak të neglizhencës dhe mosveprime për ofrimin e trajtimit mjekësore për pacientin Drin Leku.
Deri me tani gjithçka bie në kundërshtim njëra me tjetrën dhe vet shteti nuk ka marrur asnjë përgjegjësi duke e anashkaluar këtë rast dhe duke e lënë pas dore. Hanumshahe Gashi hetuese e këtij rasti tha për gazeten Botapress se rastin e ka dërguar në Prokurori dhe sipas Gashit janë duke vazhduar me mbledhjen e provave.
Por nga Prokuroria lidhur me numrin e lëndës për Drin Lekun nuk është dhënë asnjë prononcim me arsyetimin që prokurori i rastit tani gjendet në pushim, shkruan Botapress.info
Gazeta Botapress ka hulumtuar lidhur me vdekjen e dyshimt të Drin Lekut nga fshati Baicë komuna e Drenasit, neglizhenca e stafit mjekësor në ditën kur humbi jetë Drini nuk është vërtetuar ende, askush nga mjekët që ishin në staf në ditën kritike nuk ka dhënë ndonjë dëshmi shtesë, duke e mbuluar njëri tjetrin, pasi ka siguruar gazeta Botapress të gjitha intervistat e stafit mjekësor që ishin në natën e tmerrit ku humbi jetën Leku, në këto intervista që janë berë nga Njësia Hetimore, figurojnë dëshmi identike dhe që shihen fare mire të kordinuara njëra me tjetrën, kështu duke e rrefyer historin si gjithçka normale dhe si gjithçka e natyrshme, shkruan Botapress.info
Por me gjithë këtë nuk pajtohen familjarët e Drin Lekut këta të fundit për gazetën Botapress thonë se vdekja e Drinit erdhi si pasoj e neglizhencës së stafit mjeksor, pasi sipas tyre Drini ishte në gjendje të rëndë shendetësore dhe ndihma nuk ju dha në moemntin kritik dhe u la në koridor për të pritur në ditën kritike.
Botapress duke analizuar raportin e Mjekësisë Ligjore ka lexuar raportin ku thuhet se Drini ka ndërruar jetë si pasoj e helmimit të gjakut dhe kjo gjendje ka ardhur nga viti 2015 pikërisht në vitin ku edhe Drin Leku kishte hequr ( zorrën qorre), raporti në fjalë tregon saktësisht neglizhencën mjekësore ani pse ka dalur si “ vdekje e natyrëshme”, askush nuk ka dhënë asnjë sqarim se si ka mundësi nga viti 2015 deri në vitin 2018 për të pasur pasoja fatale si në këtë rast, edhe pse analizat dhe gjitha raportet mjekësore figuronin si gjithçka normale dhe në rregull, shkruan Botapress.info
Lidhur me vdekjen e dyshimt tash e një vit, se si ka mundësi që nga viti 2015 me figuru gjithçka në rregull në raportet zyrtare nga mjeksia në Kosovë, dhe në momentin kur Drin Leku ndërron jetë të del se shkaktari kryesor mbetet pikërisht operimi i vitit 2015 dhe jo operimi i vitit 2018 pikërisht ku edhe humbi jetën, Botapress ka tentuar të marr një përgjigjje nga Prokuroria lidhur me këtë rast por këta të fundit nuk janë përgjigjur gazetes Botapress.
Lidhur me këtë çështje gazeta Botapress ka kontaktuar edhe me mjekun që është merrur në natën kritike me Drinin, mjeku Bedri Braha është kontaktuar nga gazeta për ta marrur një qendrim lidhur me atë se si ka rrjedhur rasti, dhe si ka mundësi të humb jetën nga operimi i vitit 2015 por Braha nuk ka dashur të flas për gazeten rreth këtij rasti duke anashkaluar çdo fakt.
E familjarët e tij po dyshojnë se vdekja i erdhi nga një ndërhyrje që nuk do të duhej të ishte e vështirë njofton Botapress.
Sipas axhës së Drinit, Naser Leku, e gjithë ndodhi si pasojë e një pakujdesie të mëhershme që u bë në QKUK. Axha i Drinit thotë se rastit do t’i shkojë deri në fund, deri sa të dal drejtësia në pahë.
Lidhur me vdekjen e dyshimt të Drinit pat reaguar edhe Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi ku ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli që të reagojë lidhur me vdekjen e Drin Lekut (19) nga Baica e Drenasit, pasi atij nuk i ishte ofruar trajtimi i duhur mjekësor.
Por sot e një vit drejtësia nuk e ka thënë fjalën e vetë dhe nuk është zbardhur ende rasti, shkruan Botapress.info