Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njerëzimi përballë virusëve vdekjeprures, nga gripi spanjoll tek COVID-19

Lajme 05/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitët e fundit i zunë të gjitha shtetet e botës tek përballeshin me një virus vdekjeprurës, ndonëse disa e përballuan më lehtë e disa siguruan më shpejtë vaksinat, ky virus i alarmoi të gjithë.

Përhapja e një sëmundjeje virale të panjohur në tërë botën njihet si pandemi, dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pandemia ndodh kur një virus i ri shfaqet dhe përhapet në të gjithë botën, dhe shumica e njerëzve nuk kanë imunitet ndaj atij virusi.

Sipas historisë së njerëzimit, pandemitë më shkatërruese kanë ekzistuar që nga viti 430 para Krishtit, për herë të parë e shfaqur në qytetin e Athinës.

Por sipas të dhënave në mesin e pandemive të cilat thuhet se kishin një përhapje me të madhe dhe ndikuan tek njerëzimin është  “Gripi Spanjoll” i vitit 1918. Ku gjeneza e këtij gripi viral ishte nga shpendët e që rezultoi në 50 milionë vdekje në të gjithë botën,

Në atë kohë, nuk kishte asnjë ilaç ose vaksinë efektive për të trajtuar këtë lloj të gripit vrasës.

Gjithsesi, kërcënimi nga ky grip u zhduk në verën e vitit 1919 kur shumica e të infektuarve kishin zhvilluar imunitet ose kishin vdekur.

Shekulli XX  për njerëzimin solli edhe një ballafaqim të vështirë, sëmundjen virale “HIV/AIDS”, e cila për herë të parë u shfaq në vitin 1981.

Ky virus shkatërron sistemin imunitar të një personi, duke rezultuar në vdekje eventuale nga sëmundjet që trupi zakonisht do të luftonte. Të infektuarit nga virusi HIV hasin ethe, dhimbje koke dhe nyje limfatike të zgjeruara pas infektimit. Kur simptomat ulen, transportuesit infektohen shumë përmes gjakut dhe lëngut gjenital, dhe sëmundja shkatërron qelizat.

Gjithsesi, pandemitë nuk duket se e kanë fundin në shekullin XX. Edhe në dy dekadat e fundit shfaqen tre lloje të viruseve.

Fillimisht në vitin 2003 shfaqet SARS. Sindroma e Rrymës së Rëndë Akute besohet të ketë filluar nga lakuriqët e natës, e përhapur te macet dhe më pas te njerëzit në Kinë, e ndjekur nga 26 vende të tjera, duke infektuar 8,096 njerëz, dhe shkaktuar 774 vdekje.

SARS karakterizohet nga probleme të frymëmarrjes, kollë e thatë, ethe dhe dhimbje koke dhe trupi, dhe përhapet përmes pikave të frymëmarrjes nga kollitjet dhe teshtitjet.

Përpjekjet për karantinë u treguan të efektshme, dhe deri në korrik virusi u përmbajt dhe nuk është rishfaqur që prej asaj kohe. Kina u kritikua për përpjekjen për të fshehur informacionin në lidhje me virusin që në fillim të shpërthimit të tij.

Viti 2019 e vendosi popullsinë përballë një pandemie të tmerrshme, e cila mori jetën e miliona njerëzve.

Virusi i quajtur SARS-CoV-2, i cili për herë të parë u shfaq në Kinë tanimë ka “pushtuar” tërë botën, duke shkaktuar rreth gjashtë millionë vdekje.

Më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se sëmundja COVID-19 ishte zyrtarisht një pandemi pasi u fut në 114 vende brenda tre muajsh dhe infektoi mbi 118,000 njerëz.

Ndërsa sot, pas dy vitëve janë të shënuar rreth 378 milionë raste të infektimit.

Gjithsesi, tashmë për këtë virus njerëzit po vaksinohen por ende kujdesi kundër  tij vazhdon të jetë i lartë.

Artikulli paraprakSpitali Italian i Syrit ofron falas ekzaminimin për heqje dioptrie gjatë muajit shkurt
Artikulli i rradhës Llojet e analizave mikrobiologjike në ‘VitaLab’ nën mbikëqyrjen e mikrobiologes Ass. Dr. Greta Lila

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.