Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njerëzit po bluajnë ushqimin e kafshëve për ta përdorur si miell në Gaza, thotë një organizatë bamirëse britanike

Pa kategori 26/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njerëzit janë aq të dëshpëruar për ushqim në Gaza saqë po bluajnë ushqimin e kafshëve për ta përdorur si miell, thotë një organizatë bamirëse britanike, duke paralajmëruar se “uria po kanoset në të gjithë territorin”.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, Actionaid tha se uria po arrinte “nivele katastrofike” në Gaza, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Çdonjëri nga 2.3 milionë banorët e Gazës që tani përballet me krizë ose me nivelet më të këqija të urisë, disa janë aq të dëshpëruar për ushqim saqë po bluajnë ushqimin e kafshëve për ta përdorur si miell”.

Asnjë nga 335,000 fëmijët e Gazës nën moshën pesë vjeç nuk po ushqehet mjaftueshëm, sipas Programit Botëror të Ushqimit, gjë që rrezikon të pengojë rritjen e tyre dhe të shkaktojë komplikime shëndetësore gjatë gjithë jetës.

“Ndërkohë disa nëna të reja janë aq të kequshqyera sa nuk janë në gjendje të prodhojnë qumësht për fëmijët e tyre”.

Një nënë e gjashtë fëmijëve e cila lindi djalin e saj pasi u zhvendos nga shtëpia e saj në Gazën veriore tha për Actionaid se për shkak të vështirësisë në dhënien e gjirit dhe rritjes së çmimit të qumështit, ajo nuk ishte në gjendje të ushqente djalin e saj që kishte të vjella. Ajo tha se një kanaçe me qumësht tani kushton 70 ose 80 shekels (17.44 apo 19.94 Euro).

Sipas organizatës bamirëse, vetëm 15 nga 97 furrat e bukës së Gazës janë tani funksionale dhe të gjitha këto janë në jug: nuk ka furra buke që funksionojnë në veri. Ajo gjithashtu theksoi mungesën e ujit; Një person në Gaza tani ka mesatarisht vetëm 1,5 deri në 2 litra ujë çdo ditë për të gjitha nevojat e tij duke përfshirë pirjen, larjen dhe pastrimin.

Artikulli paraprakRamadani: MSh-ja ka siguruar vaksinat për mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës
Artikulli i rradhës SHSKUK i jep tokë komunës së Gjilanit për ndërtimin e një shkolle në hapësirat e spitalit të përgjithshëm

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme

Tumoret mund të “maskohen” duke imituar indet normale

24/05/2026 Jetë

Shkencëtarët besojnë se ADN-ja njerëzore mund të fshehë potencial për rigjenerimin e indeve

23/05/2026 Jetë

Ablacioni me fushë pulsuese tregon superioritet ndaj barnave në trajtimin e fibrilacionit atrial

23/05/2026 Jetë

Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër të Shqipërisë

19/05/2026 Lajme

Inflacioni 7,5% në Kosovë, ekonomistët: Po bëhet “kancer” për ekonominë

18/05/2026 Pa kategori
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.