Dr. Fakir Spahiu është prezantuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës nga kryetari i këtij subjekti Kadri Veseli.
Prezantimi i Spahiut në PDK është bërë nga Veseli me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook. Veseli ka shkruar se Spahiu ka besuar në punën e ministrit Uran Ismaili dhe PDK-në për ta luftuar korrupsionin, transmeton Gazeta Shneta.
“Dr. Spahiu është një doktor me shumë përvojë dhe reputacion. Ai i ka parë nga afër reformat që ministri ynë i shëndetësisë ka ndërmarrë për ti prerë udhën abuzimeve dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve. Prandaj ai beson në vendosmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Veseli.
Spahiu është specialist i Mjekësisë Nukleare. Aktualisht ai drejton Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK.
Dr. Fakir Spahiu ka udhëhequr të gjitha komisionet për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave në QKUK. Ai ka qenë edhe kandidat për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. /Gazeta Shneta/