Gjatë vitit 2025, në Njësinë Koronare të Spitali i Mitrovicës kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 222 pacientë me probleme të rënda të zemrës.
Sipas njoftimit të spitalit, në këtë njësi ofrohet kujdes i vazhdueshëm 24 orë në ditë dhe gjatë gjithë javës për pacientët që kërkojnë trajtim intensiv kardiak.
“Përkushtimi i stafit është i madh, duke u kujdesur që pacientëve të mos u ndalen të rrahurat e zemrës”, thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/



