Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njihuni me beben më të vockël në botë!

Lajme 27/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur lindi, e gjithë këmba e saj ishte sa një gisht dhe nuk peshonte më shumë se 226 gramë. Nëntë muaj më vonë, bebja më e vogël në botë, Emilia Grabarczyk, ka kaluar të gjitha pritshmëritë e mjekëve.

E lindur në qytetin Witten, në Gjermaninë Perëndimore, ajo ishte vetëm 22 cm e gjatë dhe peshonte më pak se 230 g. Mjekët mendonin se ajo nuk do të arrinte të mbijetonte, por fatmirësisht, “luftarakja e vogël” arriti t’ia dalë dhe tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ajo tani peshon 3.2 kg, një peshë normale për një të sapolindur. Mediat lokale thonë se ajo është bebja më e dobët në botë që ka arritur të mbijetojë. Ky titull është mbajtur më parë nga Rumaisa Rahman, e cila është lindur në Qendrën Mjekësore Universitare Loyola, në Çikago, kur nëna e saj ishte në javën e 25-të të shtatzënisë. Kur lindi ajo ishte 20 cm e gjatë dhe peshonte 240 g.

emilia-grabarczyk1
p>Mjekët që kanë asistuar në lindjen e Emilias thonë se vetëm një mrekulli ka arritur ta mbajë në jetë vogëlushen.

“Edhe fëmijët që peshojnë 400 g rrallë mbijetojnë”, thotë dr. Bahman Gharavi, drejtor i klinikës për fëmijë dhe të rinj tek spitali St Mary në Gjermani. Duhet të falënderojmë edhe Emilian që arriti të shpëtojë. Ajo është një luftarake e vogël”.

“Për më shumë se gjashtë muaj nuk ishim të sigurt nëse do të mbijetojë. Gjendja e saj filloi të përmirësohej vetëm këto javët e fundit”, tregon ai.

Në fillim të javës së 26-të të shtatzënisë, prof. dr. Sven Schiermeier vendosi bashkë me prindërit të lindnin beben me metodën me prerje cezariane. Përndryshe Emilia do të kishte vdekur në mitër, pasi kishte një problem me placentën dhe nuk mund të merrte lëndët e nevojshme ushqyese për të mbijetuar.

Zakonisht një fetus në javën e 26-të të shtatzënisë peshon rreth 600 g, por problemi me placentën bëri që Emilia të ishte nënpeshë.

Fatmirësisht vajza nuk ka asnjë shenjë të aftësive të kufizuara.

 

Artikulli paraprak53 probleme shëndetësore më të shpeshta te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç
Artikulli i rradhës Kujdes nga gratë që shikojnë seriale, ato…

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.