Shefi i repartit të kardiologjisë në Spitalin e Lucernit në Zvicër është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai kishte emigruar 28 vite më parë në Zvicër, duke punuar shumë deri tek doktoratura.
“Unë nuk isha i kënaqur”, thotë Florim Cuculi, “sepse doja të studioja dhe më vonë të bëhem mjek. Këtë ëndërr e shihja si të rezikuar në Zvicër. Mjeku nuk fliste asnje fjalë gjermanisht, ditën e parë të shkollës ai mund të komunikonte me mësuesit vetëm në gjuhën frenge. Por vullneti i tij dhe rrethanat që ai nuk kishte shokë, atij i japin mundësinë për të investuar më shumë kohë në mësim. Pas vetëm gjashtë muaj, ai ka zotëruar gjuhën dhe ka përparuar në shkollim. Sot ai është shef mjekësor i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit. “Nuk ishte gjithmonë e lehtë, por ia vlejti”, shton mjeku.
Florim Cuculi shtyp butonin 14, dera e ashensorit mbyllet. Në stacionin e siguruar privatisht qëndron vizita e një pacienti të moshuar i cili ditën e djeshme ishte në repartin intensiv. “Ai kishte ujë në mushkëri, që vjen nga një valvulë rrjedhëse e zemrës”, thotë Florimi para se të trokasë në derë dhe hyjë në dhomë. “Shumë rrugë të çojnë në Romë”, spjegon ai mundësinë për pacientin dhe familjen së tij, para se ai ta propozojë varinatin e tij më të mirë nga këndvështrimi i tij.
Celulari cingërron – edhe një herë – Florim Cuculi është një njeri shumë i kërkuar. “Mirë, bëni gati të gjitha”, thotë ai në celular dhe del në korridor. “Një rast urgjent, dyshohet për sulm në zemër”. Rrugës për në zyrën e mjekëve asistentë, Florimi takon një pacient të cilit para një jave ia kishte hqeur nga zemra një gjysmë litri ujë. Që të dy ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit, merren ngrykë dhe shkëmbejnë disa fjalë në gjuhën shqipe. Pastaj vazhdon, përsëri në ashensor, kati i dytë.
Florim Cuculi ka udhëtuar shumë, ka studiuar në Bazel dhe në Oksford, praktika të bëra jashtë shtetit. Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, anglisht dhe shqip, duke i shtuar edhe frengjishten, serbo-kroatishten dhe maqedonishten, informon Shtegu.com. Ai ka një bashkëshorte dhe dy djem, një shtëpi në Geuensee. “Vendlindja?”. Ai e përsërit pyetjen dhe mendon gjatë, “Vendlindja është një fjalë e vështirë. Sa më i moshuar që jam, aq më pak e di se ku me të vërtetë ndjehem si në vendlindje”.
Fillimisht, ai dëshironte të jetë “më shume zviceran, se sa vetë zviceranët. Por, ndalova me këtë. Sot, unë dua të jem vetëm Florimi”. Në situata të caktuara ai është zviceran, në disa të tjera shqiptar. “Përshëndetja e pacientit me një shtrëngim duarsh gjatë takimit në korridor ishte shumë personale dhe e ngrohtë, tipike shqiptare”, përfundon PD Dr. med. Florim Cuculi./Shtegu/