Një fotografi e një njoftimi mortor i vendosur në rrugët e Durrësit, ka tronditur opinionin.
Familja Reçi katër anëtarëshe u shua nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shkruan Gazeta Shneta.
Babai Eduart Reçi, 54 vjeçar; Nëna Dolora dhe fëmijët vajza Kristi dhe djali Klaus do të varrosen sot pasdite në varrezat e qytetit.
Familja me origjinë nga Mirdita humbi jetën në rrënojat e banesës së tyre në Durrës. Për vajzën, Kristi Reçi, ka pasur një vërshim komentesh prekëse nga miqtë dhe kolegët. Ajo ishte studente mjekësie. Kristi ishte e para që u nxor nga rrënojat e tërmetit fatal. /Gazeta Shneta/