Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Norvegjia hedh poshtë vaksinat e COVID-19 pasi furnizimet tejkalojnë kërkesën e imunizimit

Lajme 10/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet shëndetësore norvegjeze, thanë të martën se vendi ka një tepricë të vaksinave kundër COVID-19 dhe tashmë kanë hedhur më shumë se 137,000 doza sepse ka pësuar një rënie në kërkesën ndaj vaksinimeve në vendet me të ardhura të ulëta.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, njoftoi se planifikon një asgjësim të mëtejshëm të dozave nëse kërkesa globale nuk ndryshon.

Në Norvegji ka mbulim të lartë të vaksinave, ndërsa globalisht kërkesa për donacione ka rënë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Për herë të parë gjatë pandemisë, oferta tani tejkalon kërkesën për doza të vaksinës COVID-19”, raportoi agjencia, duke shtuar se situata vlen edhe për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Norvegjia ka dhuruar 7.4 milionë doza në më shumë se 25 vende, kryesisht nëpërmjet programit të mbështetur nga OKB-ja i njohur si COVAX, por edhe nëpërmjet donacioneve dypalëshe.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët shëndetësorë në Danimarkën fqinje thanë se 1.1 milion vaksina të tepërta për COVID-19 do të hidheshin për shkak se data e tyre e skadencës është afër dhe përpjekjet për t’i dhuruar ato në vendet në zhvillim kanë dështuar.

Sipas agjencisë norvegjeze, 93.1% e personave mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë të parë të një vaksine ndërsa 90.7% kanë marrë një vaksinë të dytë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPoliklinika Galaxy e promovon gjinekologun Arsim Gashi në ditën kur e sulmoi profesoreshën e FM-së
Artikulli i rradhës Një studim tek shtatzënat, zbulon ekspozimin në rritje ndaj kimikateve nga plastika dhe pesticidet

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.