Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Nuk mund të hesht më” – Arta Bajrami me letër publike për Kurtin dhe Osmanin

Lajme 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë një thirrje të fuqishme për të drejtat e fëmijëve me autizëm, duke i drejtuar një letër të hapur Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Ajo shpreh shqetësimin e saj për mungesën e përkujdesjes institucionale dhe situatën alarmante që po përjetojnë familjet me fëmijë me nevoja të veçanta.

“Kosova është në një krizë të thellë politike. Që nga 9 shkurti, vendi ynë është bllokuar, dhe Kuvendi ka dështuar të zgjedhë një kryetar. Kjo situatë ka paralizuar çdo proces shtetëror, duke përfshirë edhe mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta,” shkruan ajo në letrën e saj.

Postimi i saj është një thirrje për veprim, duke e bërë të qartë se fëmijët me autizëm janë të prekur nga pasojat e kësaj krize. Ajo thekson se rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara janë jashtë sistemit arsimor dhe nuk marrin mbështetje të mjaftueshme nga institucionet.

Bajrami gjithashtu përmend projektin e Halil Kastratit për ndërtimin e një residence për fëmijët me autizëm, një iniciativë që do të sillte shpresë për shumë familje. Megjithatë, ky projekt është bllokuar për shkak të mungesës së miratimit nga institucionet.

Bajrami përfundon letrën e saj me një mesazh të fortë: nëse nuk veprohet, historia do t’i kujtojë si udhëheqësit që lanë pas dore fëmijët më të brishtë të këtij vendi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVazhdon seanca konstituive e Kuvendit
Artikulli i rradhës Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Evropë gjatë periudhës 2022-2024

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.