Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Nuk ua pagoi orët shtesë punëtorëve”, dërgohet në përmbarim QKMF-ja e Drenasit

Lajme 09/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas, Urgjenca është dërguar në përmbarim. Ky vendim vjen pasi Inspektorati i Punës e kishte dënuar me gjobë ndërsa e njëjta QKMF nuk e kishte përfillur.

Në qershor të këtij viti QKMF në Drenas, urgjenca është dënuar me gjobë prej 2500 euro për mosrespektim të drejtave të punës. Kjo pasi nuk i ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë.

”Punëdhënësi duke angazhuar/lejuar punonjësit me gjatë se orët e punës të lejuara ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e Ligjit të Punës“, thuhej në vendim ndër tjerash.

Por, këtë vendim nuk e mori seriozisht kjo qendër mjekësore.

Me 2 tetor Inspektorati i Punës që është në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ka ushtruar kërkesë për parambarim nën arsyetimin se QKMF Urgjenca në Drenas nuk ka kryer obligimin e pagesës për të cilin ekzistonte vendimi.

Në fund të muajit të kaluar Përmbaruesi Privat e ka caktuar përmbarimin. Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se përmes bllokimit të llogarive bankare do realizohet pagesa e paraparë prej 2500 euro.

“Detyrohet debitori që në emër të përmbushje së obligimeve nga dokumenti/titulli përmbarimor të lartcekur, brenda afatit prej 7 (shtatë) ditësh nga data e dorëzimit të urdhrit, t’ ia paguaj kreditorit shumën prej 2,500.00 Euro dhe të gjitha shpenzimet e procedurës përmbarimore që do të krijohen prej momentit të dorëzimit të këtij propozimi”, thuhet në vendim.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me drejtorin e QKMF-së Drenas, Ismet Bogiqi, por ai nuk ka kthyer përgjigje. /Insajderi.org/

Artikulli paraprakMosha kur fëmijët mund të kenë një temperament të përcjellur me kriza të inatit
Artikulli i rradhës QMF-ja në Bardhosh do të punojë 12 orë dhe do të ofrojë edhe shërbim laboratorik

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.