Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numër i lartë i mjekëve të papunë në vend, Vitia ka premtuar zgjidhje

Lajme 28/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

365 mjekë janë regjistruar në Odën e Mjekëve si të papunë në Kosovë, ndërsa një pjesë e tyre po presin nga Ministria e Shëndetësisë konkursin për specializime.

Nga Oda e Mjekëve kanë thënë se ka grupacione në Ministrinë e Shëndetësisë, e të cilët qëllimshëm nuk po i hapin konkurse. Ndërsa nga ministri i Shëndetësisë, ka premtuar zgjidhje brenda pak ditësh.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se apeli i institucioneve që mjekët të kthehen në Kosovë, ishte e panevojshme, pasi shumë prej tyre janë të papunë.

Ai ka kërkuar që një pjesë e tyre të angazhohen nëpër QKMF.

“Si e tillë nuk e di apelin që e ka bërë por është bërë një apel nga Ministria e Shëndetësisë që kolegët tanë që janë të punësuar jashtë apo që kanë një provojë që të kthehen të kontribuojnë, të punësohen në institucionet tona publike. Për ato flitet gjithmonë për mjek specialist, këta të cilët janë të papunë, me përjashtim të  10-12 të cilët janë specialistë të lëmive të cilat vërtet janë lëmi të ngopura në punësim, të tjerët janë mjek të përgjithshëm që në të vërtet do të duhej që të punësoheshin në shtëpi të shëndetit, por ne për zvogëlimin e numrit të këtyre dhe mbajtjen e diturive në vazhdimësi të mjekëve të rinj ne kemi propozuar që të fillohet me sistemin që e ka gjithë Evropa, që të punësohen edhe mjekë në klinikë dhe reparte të ndryshme në nivel sekondar dhe terciar”, thotë ai.

Sejdiu ka pasur kritika edhe sa i përket qasjes së MSh-së ndaj Odave. Thotë se shumë herë po marrin “goditje të vogla” sa i përket specializimeve.

“Interesat personale brenda Ministrisë së Shëndetësisë me vite të tëra tash të grupacioneve të ndryshme kanë bërë që të bëhet luftë e madhe kundër Odave edhe shpesh me goditje të ulëta sa i përket specializimeve. Ne këtë udhëzim administrativ që ende është në fuqi e kemi kontestuar dhe kemi kërkuar një opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë e cila ka thënë që ky udhëzim është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe ish-ministrat kanë vazhduar më të sepse kanë qenë interesat më shumë personale se sa për të bërë kuadro të reja. Është bërë ai kaosi i madh me specializant, një pjesë e tyre kanë shkuar, vitin e kaluar nga 211 mjekë të ri të cilët janë larguar, 27 për qind e tyre kanë qenë specializant, do të thotë se 40 prej tyre vetëm se kanë ecur për shkak të kushteve të cilat nuk u janë ofruar, kushtet të cilat janë të pa pranueshme për një gjeneratë të re që është shumë ma kërkuese se gjeneratat tona”,  thotë më tej Sejdiu.

Zgjidhje këtij problemi, ka premtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai për Ekonomia Online, ka thënë se brenda pak ditësh, konkursi për specializim do të zgjidhet sipas udhëzimit  administrativ.

“Është udhëzimi administrativ për shkollim specialistik i cili unë kam kërkuar nga grupi punues të ta katalizoj dhe të marrim natyrisht ky udhëzim duhet të ketë të gjitha vërejtjet të cilat kanë ekzistuar më herët për hapjen e specializimeve. Besoj që shumë shpejtë në mos për dhjetë ditë ose dy javë ky udhëzim administrativ do të jetë në tavolinën time dhe posa të nënshkruhet udhëzimi administrativ ku do të adresohen të gjitha ato vërejtjet e problemet e identifikuara më herët që mos të na përsëriten prapë, menjëherë do të hapet edhe konkursi për specializim”, tha Vitia për EO.

Artikulli paraprakMoti për sot
Artikulli i rradhës Si të reagoj kur fëmija im fillon shenjat e para të alergjisë në ushqim?

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.