Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numër i ulët dhuruesish, gjaku artificial ndihmon, por nuk zgjidh problemin

Lajme 26/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e gjakut po kthehet në një problem në shumë vende të botës, që përballen me një numër të ulët dhuruesish dhe shumë pak mjekë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mjaft shtete ekziston problemi i sigurimit të mjaftueshëm të gjakut, që është një garanci për jetën e shumë pacientëve.

Në veçanti, fenomeni është më i theksuar në vendet e varfëra. Nga 118,5 milionë dhurime gjaku çdo vit në mbarë botën, 40% mblidhen në vendet me të ardhura të larta, ku jeton vetëm 16% e popullsisë së botës. Megjithatë, edhe në këto vende ka një nevojë të vazhdueshme për gjak. Shpesh, edhe pagesat me para në dorë dhe dhuratat e mëdha nuk mjaftojnë për të bindur njerëzit të dhurojnë gjak. Në këto kushte, është menduar se gjaku artificial mund të ishte një zgjidhje, sidomos për pacientët me grupe të rralla gjaku ose për personat me intoleranca specifike. Në total, ekzistojnë më shumë se 30 sisteme të ndryshme të grupeve të gjakut.

Sistemi ABO i grupeve të gjakut dhe faktori Rhesus janë vendimtare për transfuzionin e gjakut. Vetëm grupi i gjakut 0- mund të përdoret universalisht, por dhuruesit me këtë grup gjaku janë shumë të rrallë. Megjithatë, sic thekson DË, edhe krijimi i gjakut artificial nuk është pa rreziqe. Mund të ketë efekte anësore, reagime jo të mira dhe shok anafilaktik, nëse trupi reagon ndaj enzimave të huaja ose përbërësve artificialë të gjakut. E kjo mund të cenojë edhe jetën e pacientit.

Duhet gjithashtu të sigurohet që gjaku artificial mund të përmbushë të gjitha funksionet e gjakut natyral – nëse mund t’i përshtatet grupeve të ndryshme të gjakut dhe kërkesave specifike të marrësit. Në përgjithësi, sipas ekspertëve, do të duhet të kalojnë edhe shumë vite përpara se gjaku artificial të jetë i disponueshëm në sasi të mjaftueshme dhe me sigurinë e nevojshme për përdorim të gjerë. /TCh

Artikulli paraprakOMK publikon rezultatet e zgjedhjeve të anëtarëve të Kuvendit nga tre njësi
Artikulli i rradhës TIKA hapi punëtori të rrobaqepësisë për fëmijët me dëgjim të dëmtuar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.