Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e publikuar për statistikat e Shëndetësisë ka treguar se prej vitit 1986 deri në vitin 2016 janë regjistruar gjithsej 111 raste me HIV dhe AIDS, me 46 të vdekur. Nga këto raste 69 ishin me AIDS dhe 42 të tjera me HIV.
Sipas saj, gjatë vitit të kaluar ishin raportuar 11 raste, 6 raste me AIDS, 5 raste me HIV dhe 3 raste të tjera kanë vdekur si pasojë e AIDS-it, shkruan Gazeta Shneta.
Agjencia e Statistikave ka arritur t’i publikoj këto të dhëna muajin e kaluar, më gjegjësisht në muajin Nëntor të këtij viti.
Prej 11 rasteve, tri të tilla i takonin komunitetit MSM, tri të tjera me transmision të panjohur dhe 5 raste të tjera me transmision heteroseksual.
Të gjitha rastet i takonin gjinisë mashkullore, përfshirë 3 exitusa.
Në krahasim me vitin 2015, rastet me HIV ishin më të shumta, dhe, kështu, kanë arritur të kenë ndikim në nivelin e prevalencës./Gazeta Shneta/