Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbi rezultatet e fundit nga testimet e 177 mostrave të fundit.
Përveç lajmit të mirë që numri i të shëruarëve po vazhdon të jetë në rritje, në anën tjetër kemi edhe qytetarë të prekur nga Covid-19.
Kryeqyteti, po fillon të pësoj ngritje përsëri me raste të Covid-19 transmeton Gazeta Shneta.
Sipas rezultateve prej tetë (8) rasteve, tre janë lokalizuar në Prishtinë.
Poashtu, i menjëhershëm ka qenë reagimi i IKSHPK-së që thërret qytetarët të bëjnë kujdes.
Postimi i plotë i fundit i IKSHPS-së
Të nderuar qytetarë!
Sonte detektuam 8 raste pozitive në tërë vendin e 3 prej tyre në Prishtinë!
870 raste deri sot me 653 të shëruar!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!