Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nutricionisti Agron Rexhepi tregon se çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit

Lajme 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjërimi në muajin e Ramazanit, respektivisht abstenimi nga ushqimi sjellë me vete një mori efektesh pozitive shëndetësore.

Nutricionisti, doktor Agron Rexhepi në një intervistë për Indeksonline tregon rreth ndikimit të agjerimit në shendetin e njeriut. Rexhepi thotë se ndikimet janë të shumëfishta dhe se agjerimi është një vetshërim për organizmin.

Rexhepi ka thënë se hulumtimet shkencore tregojnë se agjerimi është një vetshërim për organizmin, lufton depresionin, e zemra, mëlçia dhe veshkët punojnë më pak.

“Agjerimi ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut. Është një vetpastrim i organizmit. Kjo po i ngulfat rojet e Facebookut, injorantë të cilët mundohen të përhapin dezinformata se agjerimi të shaktërron. Kjo nuk është e vërtetë dhe se ndikimet e agjerimit në shëndet janë të shumëfishta. Në sistemin nervor qëndror, ndihmon në lirimin e mediatorëve që e luftojnë depresionin. Japin një disponim e relaksim organizmit. Ndërkaq e pushon punën e zemrës për disa mijëra herë, për 13 – 14 mijë herë të rrahura më pak brenda ditës. Mëlçia 5 a 6 orë brenda ditës punon më pak. Punojnë veshkët më pak, punon sistemi tretës më pak. Kështu që kjo duhet të shfrytëzohet tek problemet e sindromes irrituese të zorrëve. T’i ipet mundësi të vetëshërohet organizmi”, tha ai.

Rexhepi thotë se agjerimi fillon për të plotësuar obligimin që kemi ndaj krijuesit, por së bashku me të vijnë dhe shumë të mira shëndetësore.

“Është vërtetuar shkenctarisht që agjerimi e ul dhe nivelin e kolesterolit të keq. Çdo agjërues në muajin e ramazanit, agjerimin e fillon për të plotësuar obligimin që ka ndaj krijuesit të tij, zotit. Por së bashku me këtë do të vijnë dhe të mirat shëndetësore”, tha ai.

Ndërsa thotë se agjerimi ndikon dhe në humbjen e peshës, nëse nuk bëjmë gabime në ushqim. Rexhepi thotë se nuk duhet të konsumojmë ushqime hiperkalorike dhe të mos teprohet me yndyrna.

Por sipas tij agjerimi nuk duhet të bëhet vetëm një muaj. Sipas tij nutricionistët rekomandojnë që të pakten dy ditë në javë të agjerohet, tërë vitin.

“Rreth ndikimit të agjerimit në shëndet flitet qysh para epokës sonë. Nuk është diçka që tash është zbuluar. Por të mos e ndalim agjerimin vetëm në një muaj. Sepse nuk e ke jetën e kufizuar vetëm në një muaj. Por i ka 12 muaj brenda vitit. Prandaj nëse mbesim vetëm në një muaj, ne do të arrijmë me i aktivizu proceset për të mirë të shëndetit. Por nëse 11 muaj tjerë abuzojmë, prapë jemi nalt- posht me shëndet. Mirë është t’i zbatojmë dhe këshillat e nutricistëve, atyre që bëjnë studime të mirfillta, të cilët preferojnë që të paktën dy ditë në javë të bëhet agjerim. Ata preferojnë të shtunën e dielen. Mirëpo ne në islam e kemi e hënë, e enjte. Pse mos të praktikohet dhe ta mbajmë procesin e autofagisë aktiv gjatë tërë jetës sonë, pasi që është një vetpastrim i organizmit”, thotë Rexhepi./Indeksonline/

Artikulli paraprakGjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë
Artikulli i rradhës OKB apelon për fonde për të ndihmuar në frenimin e shpërthimit të Ebolës në Ugandë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.