Policia ka nxjerrë të pajetë nga plazhi i Shëngjinit të riun kosovar që hyri për t’u larë ditën e sotme në plazhin “Rana e hedhun”. I riu kishte shkuar në plazh bashkë me shokun e tij i cili ka arritur të dalë në breg, ndërsa shtetasi me inicialet E.A. 27 vjeç, nuk ka mundur te dale.
“Shëngjin Informacion paraprak Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas, banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë .
Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes” thuhet ne njoftimin e policisë.