Obeziteti rrit rrezikun e vdekjes së koronavirusit në 40 përqind kanë gjetur hulumtime të reja.
Shkencëtarët analizuan të dhëna për afro 17. 000 britanikë të pranuar në 166 spitale në Mbretërinë e Bashkuar me Covid-19, studimi më i madh në llojin e tij jashtë Kinës, transmeton Gazeta Shneta.
Trendi i mbipeshës nuk u identifikua në Kinë, ku mendohet se më pak njerëz janë në mbipeshë.
Sëmundja e zemrës u zbulua gjithashtu se ishte gjendja më e zakonshme themelore shëndetësore (31 përqind) në pacientët me koronavirus të shtruar në spital me infeksion.
Reduktimi i funksionit të mushkërive dhe indeve në organe të brenshme rriti rrezikun e vdekjes nga Covid-19, sipas hulumtimeve të përbashkëta nga universitetet e Edinburgh, Liverpool dhe Imperial College London.
Të qenit mashkull është gjithashtu e lidhur me pranimet më serioze në spital për Covid-10, zbuloi studimi. /GazetaShneta/