Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH deklaron se mpox nuk është më një emergjencë globale shëndetësore

Lajme 12/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
lija e majmuneve
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se mpox nuk përbën më një emergjencë shëndetësore globale, pothuajse saktësisht një vit pasi sëmundja e njohur më parë si lija e majmunëve filloi të përhapet globalisht.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendimi u nxit nga rënia e numrit të rasteve në mbarë botën, por theksoi se sëmundja mbetet një kërcënim, veçanërisht në zonat e Afrikës ku ka qenë prej kohësh endemike, raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.

Njoftimi vjen një javë pasi agjencia e OKB-së deklaroi gjithashtu se COVID-19 nuk përbën më një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC), niveli më i lartë i alarmit.

“Megjithatë, si me COVID-19, kjo nuk do të thotë se puna ka mbaruar,” tha Tedros në një konferencë për shtyp.

OBSH deklaroi se mpox ishte një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar në muajin korrik.

Numri i njerëzve të infektuar me sëmundjen – e cila shkakton ethe, dhimbje muskulore dhe lezione të mëdha të lëkurës – ka rënë vazhdimisht që atëherë.

Më shumë se 87,000 raste dhe 140 vdekje janë raportuar nga 111 vende gjatë shpërthimit global, sipas një statistike të OBSH-së.

Vendet me më shumë raste gjatë shpërthimit global kanë qenë Shtetet e Bashkuara, Brazili, Spanja, Franca, Kolumbia, Meksika, Peruja dhe Britania e Madhe, sipas numërimit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakHajnat dëmtojnë dhe vjedhin gjësende në një QKMF të Kamenicës
Artikulli i rradhës Memli Krasniqi: Kosova nuk ka infermierë për shtetet tjera

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.