Sipas OBSH-së, dita e djeshme shënon rekord të rasteve, ku brenda 24 orëve janë shënuar 294,237 raste në mbarë botën.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në gjithë botën janë mbi 21 milionë të infektuar dhe më shumë se 755,000 viktima, trasnmeton GazetaShneta.
Rekordi paraprak ditor ishte më 31 korrik, ku u raportuan pak më shumë se 292,000 raste të reja.
Deri më tani, vendet më të prekura janë SHBA-të, Brazili dhe India./IndeksOnline