Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), lëshoi një komunikatë nga të reja e fundit klinike gjatë ditës së martë për trajtimin e pacientëve me COVID-19, përfshirë ata që shfaqin simptoma të vazhdueshme pas shërimit, dhe përdorimin e dozave të ulëta kundër koaguluesve për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
OBSH-ja, këshilloi klinicistët që pacientë me vetëdije në spital të marrin oksigjen ose ventilim jo invaziv në pozicion të prirur, bazuar në prova të sigurisë së ulët shkruan Reuters përcjell Gazeta Shneta.
Poashtu, është rekomanduar përdorimi i holluesve të gjakut (antikoagulantët) me dozë të ulët. ” Doza më të larta mund të çojnë në probleme të tjera”, tha zëdhënëse e OBSH-së Margaret Harris në një konferencë në Gjenevë.
Udhëzimi i plotë nga OBSH mund ta gjeni brenda linkut këtu: https://bit.ly/3cdwyU7.
Sidoqoftë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA-së njoftoi këtë të premte se antikoagulantët me dozë të plotë dhënë pacientëve të sëmurë mesatarisht në spital me COVID-19, zvogëluan nevojën e tyre për mbështetje të organeve vitale.
Agjencia nuk ka lëshuar të dhëna të plota, por udhëheqësi i studimit Matthew Neal i Universitetit të Pittsburgh tha se dhënia e dozave më të larta të antikoagulantëve të gjakut për pacientët të cilët nuk janë tashmë të sëmurë kritikisht “duhet të bëhet standard i kujdesit”.
Një shtesë e udhëzimeve të OBSH-së është që “pacientët me COVID-19 në ambiente shtëpiake duhet të kenë puls oksimetrinë për të identifikuar nëse dikush në shtëpi po përkeqësohet dhe do të ishte më mirë të ketë kujdes spitalor” tha zëdhënëses Harris.
Monitorimi i oksimetrisë së pulsit në shtëpi u rekomandua si pjesë e një pakete kujdesi, bazuar në prova shumë të ulta të sigurisë.
OBSH gjithashtu tha se pacientët me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar me ndonjë gjendje ashpërsie të sëmundjes duhet të kenë akses në kujdesin pasues. /Gazeta Shneta/