Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se organizata mund të jap vetëm këshilla, por qe nuk mundet t’i detyroj vendet per t’i zbatuar ato.
Në një konference të mbajtur në Gjenevë, Tedros tha qe organizata jep këshilla bazuar në shkencën dhe provat më të mira dhe e tërë kjo varet nga vendet që i marrin këshillat ose i refuzojnë ato shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Më 30 janar, OBSH shpalli nivelin më të lartë të urgjencës globale dhe që nga ajo kohë OBSH këshilloi vendet që të gjenin, provonin, izolonin dhe gjurmonin kontaktet për secilin rast.
“Gjatë asaj kohe, siç mund të mbani mend, kishte vetëm 82 raste jashtë Kinës,” tha ai.
Sipas Tedros, në qoftë se këshillat e OBSH’se do dëgjoheshin, secili vend do e menxhonte situaten ne mënyren e duhur.Në fund, Tedros shtoi se secili vend merr përgjegjesinë e tij./GazetaShneta/




