Ndonëse është një nga variantet më të transmetuara, njerëzit nuk duhet të krijojnë panik, ka thënë shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan.
“Sa duhet të jemi të shqetësuar? – Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo panik, sepse jemi në një situatë të ndryshme nga një vit më parë,” ka thënë ajo në një konferencë për Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Duke marrë parasysh potencialin e vaksinave anti covid, ajo ka shtuar se bota është e përgaditur.
Gjithashtu, ajo ka thënë se është e mundur që varianti Omicron të bëhet varianti dominues, duke tejkaluar variantin Delta, i cili përbën 99% të infeksioneve në mbarë botën, mirëpo ende është herët për të konkluduar./Gazeta Shneta/