Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH paralajmëron se ‘nuk është koha për t’u çlodhur’ nga gripi dhe COVID-19

Lajme 25/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me afrimin e dimrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi të hënën rëndësinë e qëndrimit vigjilent pasi rastet e COVID-19 dhe gripit rriten në Evropë, duke inkurajuar më shumë njerëz të vaksinohen.

“Kjo nuk është një kohë për t’u çlodhur,” tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge në një konferencë për shtyp, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

53 vendet që përbëjnë rajonin e Evropës të OBSH-së, i cili përfshin Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore, ishin përsëri në epiqendrën e pandemisë COVID-19, duke përbërë gati 60 për qind të rasteve të reja me COVID në mbarë botën, sipas Kluge.

Në të njëjtën kohë, rastet e gripit sezonal po arrijnë kulmin.

Me këtë valë të re të COVID-it, vdekjet dhe pranimet në kujdesin intensiv nuk po rriten në të njëjtën shkallë si valët e mëparshme, dhe OBSH theksoi lidhjen me fushatat e vaksinimit.

“Vaksinimi mbetet një nga mjetet tona më efektive kundër gripit dhe COVID-19,” tha Kluge, duke u kërkuar atyre që kualifikohen të marrin vaksina për gripin dhe vaksinën përforcuese për COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur.

Të hënën, OBSH shënoi edhe Ditën Botërore të Poliomielitit, një sëmundje që prek kryesisht të rinjtë dhe shkakton paralizë, mirëpo fatmirësisht besohet se është zhdukur në botën perëndimore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTeoria që qëndron prapa mos zbulimit të shtatzënisë deri në lindjen e fëmijës, shtatzënia kriptike
Artikulli i rradhës Besimi në kujdesin shëndetësor është thelbësor për trajtimin e rezistencës ndaj antibiotikëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.