Pas orës 21:00 janë vetëm disa barnatore në kryeqytet qëndrojnë të hapura për qytetarët në rast nevoje. Kjo për barnatoret po shkakton humbje te mëdha.
Sa i përket këtij vendimi për orarin e kujdestarisë së barnatoreve, Oda e Farmacistëve u shpreh se vendimi i marrë për barnatoret është shumë i drejtë.
Jehona Haka nënkryetarja e Odës të Farmacistëve të Kosovës për KosovaPress, tha se kjo rregullore ishte vendosur në vitin 2010, por nuk ka qenë aktive. Haka tha se kur është bëre plotësim-ndryshimi i orareve të kujdestarisë për barnatoret, kanë pasur rreth 84 ankesa.
Vendosjen e kësaj rregullore e kanë mirëpritur shumë barnatore, ndërsa janë adresuar vetëm gjashtë ankesa nga farmacistët.
Për ato barnatore që punojnë jashtë këtij rregulli, Hakaj potencoi se nuk është kolegiale dhe se inspektorati i punës së Komunës të Prishtinës duhet të japë dënimet e merituara dhe jo vetëm të marrin masa.
Humbje financiare po kanë barnatoret shkak i kësaj rregullore. Pronarë e farmacistë po ankohen për këtë çështje. Ndër ta është edhe Arbnor Alidema, pronar i një barnatoreje në Prishtinë, për KossovaPress, u shpreh se humbjet e mëdha po vazhdojnë të jenë, ndërkaq tha se për pacientët është bërë shumë e vështirë që të gjejnë barërat që ju duhen dhe se të njëjtit detyrohen që të shkojnë në vende tjera jashtë kryeqytetit që të gjejnë barin që iu duhet.
Problemi më i madh, sipas Alidemës është te Komuna e Prishtinës, pasi konsideron sepse këta të fundit duhet të ndërrojnë orarin e punës për barnatoret.
Ndërsa, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi tha se problemi i vazhdueshëm me të cilin po hasin si institucion, janë barnatoret të cilat nuk po e respektojnë orarin e kujdestarisë.
Ai tha se ka raste kur shumë barnatore punojnë në ditë te festave, si dhe pas përfundimit të orarit të përcaktuar ato vazhdojnë të jenë të hapura.
Përndryshe, edhe Komuna e Ferizajt është në proces të hartimin të orarit për barnatoret. /A.Zogaj




