Oda e Farmacistëve të Kosovës sot mban zgjedhjet për anëtarët e Kuvendit të saj në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës dhe Pejës.
Sipas njoftimit, procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 09:00 deri në 19:00, përcjell Gazeta Shneta.
Në rajonin e Prishtinës, votimi do të mbahet në selinë e Odës së Farmacistëve të Kosovës, në Mitrovicë në ambientet e telemjekësisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ndërsa në Pejë në Sallën e Mbledhjeve të Drejtorisë në Spitalin e Përgjithshëm.
Oda e Farmacistëve ka ftuar anëtarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke pasur me vete dokument identifikimi./Gazeta Shneta/




