Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka qenë pjesë e Takimit të Këshillit dhe Kongresit Vjetor të Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike (FIP), i cili këtë vit është mbajtur nën temën “Farmacia Përpara: Performanca, Bashkëpunimi dhe Transformimi i Shëndetit”.
Në këtë kongres janë diskutuar mënyrat se si profesioni i farmacistit mund të udhëheqë përmirësimet në kujdesin shëndetësor, forcimin e sistemeve ekzistuese dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial.
Kosovën në këtë ngjarje ndërkombëtare e përfaqësoi Oda e Farmacistëve të Kosovës, si anëtare e FIP-it, me zëvendëskryetarin Astrit Haxhijaha./Gazeta Shneta/



