Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Infermierëve do të mbështes shoqatat që organizojnë simpoziume

Lajme 07/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj ka thënë se do të mbështesin shoqatat e infermierëve të cilat do të angazhohen për të bërë edukimin e vazhdueshëm profesional të infermierëve

Shoqatat e infermierëve të cilat do të bëjnë edukim të vazhdueshëm profesional do të mbështeten nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Kështu ka thënë  Naser Rrustemaj, Kryetar i Shoqatës së Infermierëve të Kosovës, me rastin e hapjes së Simpoziumit të Shoqatës së Infermierëve të Urologjisë.

Rrustemaj ka thënë se shoqatat duhet të aktivizohen që të luajnë rolin e tyre dhe të organizojnë konferenca dhe punëtori që kanë për qëllim edukimin profesional të infermierëve.

Sipas Rrustemajt, fatkeqësisht ka disa shoqata që janë vetëm fiktive dhe nuk bëjnë punë në edukimin e vazhdueshëm profesional.

“Ne ftojmë shoqatat tjera që ta bëjnë këtë që sot po e bën Shoqata e Infermierëve të Urologjisë”, ka thënë Rrustemaj, duke shtuar se me këto simpoziume ndihmohet në misionin e edukimit të vazhdueshëm profesional të infermierëve.

Fetije Huruglica, shefe e Divizionit të Infermierisë në Ministri të Shëndetësisë ndërkaq ka thënë se divizioni i Infermierisë në MSh duke zbatuar politikat dhe standardet e përcaktuara me ligj ka arritur që mbi 80 përqind të infermierëve të punësuar të kalojnë në procesin e edukimit të vazhdueshëm profesional.

“Sot jemi në pozitë shumë të mirë, dhe sot po dëshmojmë se edhe infermieria kosovare ka kompetenca dhe zbaton njohuritë në praktikë dhe në organizime të tilla ndahen përvojat me kolegët. Ne si Ministri e Shëndetësisë bashkë me Ju do të punojmë që të ngrisim dhe fuqizojmë rolin e infermierisë”, është shprehur Huruglica.

Shpresa Makolli, Kryetare e Shoqatës së Infermierëve të Urologjisë ka thënë se duke marrë parasysh numrin e madh të infermierëve me gradë bachelor dhe master, atëherë mund të thuhet lirisht se për nga shkollimi infermierët kosovarë mund të krahasohen me gjithë vendet tjera bashkëkohore.

“Ajo që brengosë është se shumë student tanë që ndjekin studimet, synim kanë ikjen jashtë vendit.

Andaj, shfrytëzoj rastin nga ky takim që t’I ftoj institucionet që të ofrojnë kushte më të mira dhe paga më të larta, duke bazuar edhe vendin ku punojnë dhe shkollimin në mënyrë që të ndalet trendi i largimit të infermierëve”, ka shtuar ndër të tjera Makolli.

Ndërkaq, Fitor Abdullahu, përfaqësues i Shoqatës së Infermierëve të Luginës së Preshevës, që po marrin pjesë në këtë simpozium, ka thënë se  shpresojnë që të kenë edhe bashkëpunime tjera me infermierët e Kosovës.

Ndryshe, në simpoziumin e Shoqatës së Infermierëve të Urologjisë do të trajtohen tema që ndërlidhen me kujdesin infermieror në spitale, njohuritë e infermierëve në salla operative në lidhje me mbetjet spitalore, për rolin e infermierëve anestezist në urologji si dhe tema tjera me shumë interes nga përvojat e infermierisë bashkëkohore.

Artikulli paraprakKatër ndryshime të trupit pas shtatzënisë që duhet t’i përcillni
Artikulli i rradhës Kryeinspektorja Krasniqi: Në spitalet private u konstatuan shkelje të Ligjit për shëndetin riprodhues

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.