Ka humbur jetën nga koronavirusi edhe mjeku nga Gjakova Dr. Kujtim Zarari në moshën 51-vjeçare.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime duke thënë se i ndjeri ishte edhe anëtar i Kuvendit të OMK-së.
Zarari është mjeku i pestë që ka humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19 në Kosovë.
Deri më tani kanë vdekur mjekët Dr. Lulzim Kolgjeraj, Dr. Sylejman Rexhepi, Dr. Ali Tolaj dhe Dr. Fadil Zuka. /Gazeta Shneta/